Qeveria e BE-ja në heshtje për datën e takimit të shtatorit

by informim

Në fillim të javës zhvilluan një takim, e pasi e përfunduan, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti folën për takimin e radhës të nivelit të lartë, që do të mbahet në shtator.

E një datë konkrete për takimin e radhës nuk është dhënë as nga Qeveria e Kosovës.

Nga BE-ja po ashtu nuk kanë përmendur ndonjë datë konkrete.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka refuzuar të përmendë data duke thënë se “do të shpallim datën për çfarëdo takimi të radhës të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë kur të jetë e përshtatshme”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka përsëritur edhe thirrjet për implementimin e shpejtë dhe pa vonesa të marrëveshjeve që kanë dalë nga dialogu.https://zeri.info/inarticle.html

“Ne, po ashtu, kemi thënë shumë qartë se është e domosdoshme që dialogu i lehtësuar nga përfaqësuesi i lartë dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizimin e raporteve dhe aneksit për implementim, të bëhen pa ndonjë vonesë të re” theksoi ai.

Për një periudhë të gjatë nuk ka pasur takime në nivelin e lartë në kuadër të dialogut.

Herën e fundit kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishin në Bruksel ishte 22 qershori, por as atëherë ata nuk patën takim mes vete.

Në BE-ja pohojnë se synojnë që tash situate të normalizohet në veri dhe që palët të evitojnë çdo veprim i cili mund të shkaktojë tensione të reja dhe në këtë mënyrë të ndikojë negativisht edhe në procesin e dialogut.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy