Reperi i njohur Fero dhe bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli disa javë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare pasi artisti e dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen.
Kjo e fundit e denoncoi reperin, të cilin gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.
Pasi doli nga burgu Fero njoftoi se ka hequr dorë nga muzika dhe do t’i përkushtohet plotësisht fesë Islame.
“Përshëndetje miq , desha t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time. Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar”, ka thënë Fero ndër të tjera.
Së fundmi reperi ka qenë i ftuar në një emision, ku ndër të tjera ai ka treguar se është penduar për të gjitha veprimet e këqija që ka bërë.