Rezistenca ndaj diktaturës së Pinochetit kthehet në një videolojë

by Merita

Titullohet “Dirty Wars” dhe është frymëzuar nga historia e vërtetë e prindërve të krijuesit të lojës. Ndërsa helikopterët fluturojnë mbi pallatin presidencial dhe La Moneda tashmë është në flakë, një çift i bashkohet lëvizjes së rezistencës kundër diktaturës ushtarake.

Është pika fillestare e historisë së treguar në një lojë video që del në platformën e lojërave Steam në prag të pesëdhjetëvjetorit të grushtit të shtetit të 11 shtatorit 1973 në Kili.

“Dirty Wars – 11 September” është një lojë e zhanrit “stealth” që lejon lojtarët të zhyten në një nga periudhat më të tmerrshme të vendit të Amerikës së Jugut.

Krijuesi i videolojës së vendosur gjatë diktaturës 17-vjeçare të Augusto Pinochet është sociologu i ri kilian Jorge Olivares i cili punoi për gjashtë vjet për realizimin e projektit.

“Luftërat e pista” tregon torturën dhe represionin që karakterizoi diktaturën dhe, në synimet e Olivares, duhet të krijojë te lojtari një ndërgjegjësim për periudhën tragjike të përjetuar nga Kili, e cila në shumë mënyra është ende një plagë e hapur.

Olivares shpjegoi për Reuters se protagonistët e videolojës janë frymëzuar nga historia e familjes së tij: “Personazhet kryesore janë frymëzuar në thelb nga historia e prindërve të mi”. Çifti në lojë, Maximiliano dhe Abigail, zgjedhin të kundërshtojnë regjimin duke u bashkuar me një grup rezistence.

Ky vit shënon pesëdhjetë vjetorin e grushtit të shtetit që rrëzoi Presidentin Salvador Allende.

Gjatë 17 viteve të përgjakshme të diktaturës së Pinochet, rreth 40.175 persona u ekzekutuan, u ndaluan, u zhdukën ose u torturuan si të burgosur politikë, sipas raporteve të Ministrisë së Drejtësisë, bazuar në hetimet e kryera nga komisione të ndryshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy