34
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot tryezë diskutimi për situatën në arsim.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se, ky diskutim organizohet në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend.
Tryeza mbahet në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.
“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me ‘gjendjen e rëndë në vend’, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.