Votohet buxheti i transformimit të kryeqytetit

by Merita

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka ndarë detaje lidhur me buxhetin e vitit 2024, i cili është votuar sot nga kuvendi i Kryeqytetit.

Postimi i plotë i kryetarit Rama:

banner

BUXHETI I TRANSFORMIMIT TË KRYEQYTETIT!
Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit.

Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen:
– Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve
– Spitali i Prishtinës
– Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”,
– Ndërtimi i Unazës Qendër,
– Salla e Koncerteve,
– Salla e madhe multifunksionale,
– Revitalizimi i Tullëtores

Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë.

Na priftë e mbara!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy