Mustafa reagon për deklaratën e Kurtit se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme zhduket opozita

by informim

Gjatë konferencës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për zgjedhjet e parakohshme që po kërkon opozita, për çka u shpreh se nëse do të ndodhin do të zhduket tërësisht opozita dhe do të humbin.

Kjo deklaratë analistëve dhe qytetarëve ua solli në mendje deklaratën e ish-kryeministrit Isa Mustafa të bërë para 11 vjetësh për Prishtinën, ku kishte thënë se “Zgjedhjet në Prishtinë do t’i fitojë me duar në xhepa”, por që më pas i kishte humbur ato.

banner

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar vetë Mustafa, i cili ka thënë se një deklaratë të tillë e kishte dhënë pas shumë punimeve e ndërtimeve që kishte bërë.

“Në mandatin që kisha dhënë këtë deklaratë në Prishtinë kishim ndërtuar mbi 25 shkolla në qytet dhe fshatra, mbi 30 terrene sportive e shumë qendra mjekësore, kishim filluar me të madhe gjelbërimin e qytetit, punohej në përfundimin e Fabrikës së ujit në Shkabaj, në investimet në kogjenerim për ngrohje të qytetit nga TC Kosova B, punohej në ndërtimin e Sheshit Ibrahim Rugova dhe atij Zahir Pajaziti, përfundohej rruga B, që është shndërruar tani në qendër alternative të Prishtinës, përfundoheshin kolektorët dhe ndërtimi i rrugëve mbi ta në Lakrishtë dhe te banesat sociale, trajtohej unaza e jashtme e Prishtinës…. Këto nuk bëheshin me duar në xhepa, siç mendojnë disa sot”, shkroi ai ndër tjera.

Mustafa ndër tjera përmendi se në atë kohë të gjithë u bashkuan me Kurtin, por që sot të njëjtit duan ta rrëzojnë nga pushteti pas keqqeverisjes.

“Unë besoja në punët që i bënim. Atëherë u bashkuan të gjithë me z. Kurti kundër LDK-së; të gjithë këta që sot duan ta rrëzojnë. Deklarata e z. Kurti korrespondon me mënyrën se si erdhi në pushtet. Qartë se ai nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike. Askush nga ta nuk shtron pyetjen se çfarë po punon Albini e ku po i mban duart, por çfarë thotë Albini, i cili e ka kuptuar mirë logjikën e opinionit. Prandaj para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinion”, thuhet në reagimin e tij.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy