Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se zbuloi një rekord prej 103 avionësh ushtarakë kinezë që qarkullonin rreth ishullit.
103 avionët luftarakë kinezë, të zbuluar rreth Tajvanit në 24 orë deri në orën 6 me orën lokale (mesnatë tek ne), janë numri më i lartë i njoftuar ndonjëherë në mbi dy vjet përditësime ditore, pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes e ishullit flet vetëm për “rritje të fundit” dhe pranoi se nisma shkakton “sfida të rëndësishme” për sigurinë në marrëdhëniet përgjatë ngushticës së Tajvanit.
Veprimet e përsëritura ushtarake të Pekinit “mund të çojnë lehtësisht në një rritje të mprehtë të tensioneve dhe të përkeqësojnë gjendjen e sigurisë rajonale”, vuri në dukje ministria, duke i bërë thirrje Kinës që “të ndalojë menjëherë veprimet destruktive të njëanshme”.
Nga 103 avionë, 40 kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit ose hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore në juglindje të ishullit, duke simuluar një lloj bllokadë ajrore.
Ministria e Mbrojtjes, e cila zbuloi edhe 9 luftanije kineze, u përgjigj duke mobilizuar Forcat Ajrore dhe Marinën për të monitoruar evoluimin e situatës, përveç sistemeve të mbrojtjes raketore me bazë tokësore.