Nga Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë protestës të së premtes janë përleshur me policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar të futen në objektin e kompanisë.
Ata kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.
Këta punëtorë po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.
Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar, në të cilat shkruante “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot?!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vjet” etj.