Sot mblidhen dy komisione parlamentare

by informim

Të mërkurën duke filluar nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere  ku në rend dite i ka 14 pika.

Në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022 dhe votimi i Raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

Rendi i ditës

  • Miratimi  i rendit të ditës;
  • Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;
  • Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023;
  • Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022;
  • Votimi i Raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022;
  • Votimi i Raportit vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe  Postare për vitin 2022;
  • Votimi i  Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;
  • Votimi në parim i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave;
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e
    përkohshëm;
  • Vazhdim-Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;
  • Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-
    qershor 2023;
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;
  • Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2023;
  • Të ndryshme.

Po ashtu në këtë orë do të mblidhet Komisioni për Integrim Evropian.

Rendi i ditës

Në rend dite do të jetë shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023.

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhjet e datës 10.07.2023, 20.07.2023 dhe 27.07.2023;
  • Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;
  • Të ndryshme.
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy