Makinat vetë-drejtuese duket se janë e ardhmja për industrinë e automobilave. Megjithatë, dita kur ne mund t’i besojmë teknologjisë pa kushte duket ende e largët.
Një bllokim masiv trafiku u vu re në Austin, Teksas pasi një grup makinash pa shofer refuzuan të lëviznin.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht ndalimin e automjeteve, por mund të imagjinohet zhgënjimi i shoferëve të cilët nuk ishin në gjendje të lëviznin për shkak të bllokimit të trafikut.
Sipas dëshmitarëve, ishin të paktën 10 makina pa shofer qe u përfshinë ne trafik.
Cruise, kompania pa shofer që zotëron të gjitha makinat e përfshira në këtë problem, dërgoi një deklaratë në një gazetë.
Aty thuhet: “Cruise monitoron vazhdimisht flotën e saj dhe ne u njoftuam për ngjarjen e të dielës në mëngjes. Ne mundëm ta adresonim problemin dhe të gjitha automjetet u larguan nga zona në mënyrë autonome. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”.
Kjo nuk është hera e vetme që ka ndodhur një problem për shkak të një automjeti pa shofer. Një oficer policie është bërë viral pasi një video e shfaqte atë duke u përpjekur të ngjitej në një nga makinat dhe duke dështuar keq.