Ekspertët këshillojnë një listë produktesh që nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj. Ndër to ishte edhe mjalti, i cili sipas studimeve duhet përdorur krahas xhenxhefilit për të trajtuar kollën, një prej simptomave të infeksionit.
Mjaltë me xhenxhefil, kombinimi më natyral dhe efikas kundër kollës
Ekspertët e mjaltit na tregojnë se përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.
Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa. Një kombinim tjetër efikas kundër kollës është ai i mjaltit, xhenxhefilit dhe piperit të zi. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri.
Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë. Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit. Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar. Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.
Përgatitja është mjaft e thjeshtë.
Zieni 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në feta të holla.
Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhinxheri është e mjaftueshme.
Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak.
Shtohet rreth 200 gr mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë.
Të konsultuar me ekspertët e mjaltit, këshillohet që në ditët kur ndjeni dobësi fizike dhe imuniteti është në rënie, një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë që ju të rifitoni energji dhe forcimin e organizmit. /AgroWeb.org