Presidentja Osmani: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta

by engel

Presidentja, Vjosa Osmani ka shkruar në X (Twiter) ku ka thënë se është e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Ajo ka thënë se mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Kosova ka dënuar fuqishëm “sulmet terroriste” kundër Izraelit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se dënojnë rëndë sulmet, ku deri më tani janë raportuar 22 izraelitë të vdekur.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe të gjithë Izraelin”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ndërkohë, mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi befasues i palestinezëve mëngjesin e së shtunës.

Izraeli shpalli “gjendje lufte”, pas sulmit që u vlerësua si i paprecedentë nga grupi militant palestinez Hamas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy