Sindikata e Policisë: Shtesat e Qeverisë për Policinë janë të ulëta

by engel

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas propozimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se Këshilli Drejtues ka vlerësuar që shtesat janë të ulëta.

“Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojmë se janë të ulta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, Këshilli ka dalë edhe me disa kërkesa, u thuhet se shtesa më e vogël duhet të jetë 105 euro, ndërsa më e larta 215 euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy