Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin: “Po shkelen ligjet ndërkombëtare”

by Merita

Bolivia deklaroi se po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për sulmet “agresive dhe joproporcionale” në Gaza.

Zëvendësministri i Jashtëm Fredi Mamani u tha gazetarëve se vendimi i tyre ishte “në kundërshtim dhe dënim të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po kryhet në Rripin e Gazës”.

Liderët e Kolumbisë dhe Kilit kanë tërhequr në shenjë proteste ambasadorët e tyre në Izrael. Në një postim në X, ish-Twitter, presidenti kilian Gabriel Boric Fonts tha se vendi i tij “dënon fuqishëm” “shkeljet e papranueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar” nga Izraeli.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro shkroi gjithashtu në X: “Nëse Izraeli nuk e ndalon masakrën e popullit palestinez, ne nuk mund të jemi atje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy