Vazhdojnë bastisjet e ish-këshilltarëve të Thaçit, sot Gjykata speciale ia mësyn shtëpisë së Ismail Sylës

by Merita

Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.

banner

Ndërsa java nisi me bastisjet në banesat e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

I vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy