Kompania lançoi opsionin për të zhvendosur fushën e adresës në fund të ekranit nga pozicioni i saj në krye.
Funksionaliteti më i ri i Chrome në iOS nuk ndryshon mënyrën sesi shfletuesi funksionon por është mjaft i dobishëm për përdoruesit të cilët duhet të zgjasin gishtat për të arritur fushën e adresës.
Kompania lançoi opsionin për të zhvendosur fushën e adresës në fund të ekranit nga pozicioni i saj në krye. Ideja është që përdoruesit ta kenë më të lehtë të arrijnë fushën e adresës me gishtin e tyre siç bëjnë me Safari dhe Opera ku që të dy lejojnë zhvendosjen e këtij elementi në fund të ekranit.
E gjitha që duhet të bëni është të mbani shtypur fushën e adresës URL dhe më pas të zgjidhni opsionin “Move address bar to bottom” i cili shfaqet më pas. Të njëjtën gjë mund ta bëni për ta rikthyer elementin në krye të aplikacionit.
Mbetet për tu parë nëse Google do ta sjellë këtë funksionalitet edhe në pajisjet Android. Edhe pse e testoi një ndërfaqe të tillë në 2019-ën asnjëherë nuk u lansua publikisht.