Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha

by Merita

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe dje në dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, ka vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes video-lidhjes ka filluar dëshminë dëshmitari Shefqet Kabashi.
Ai iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, me arsyen se dëmtojnë shumë njerëz.

banner

Ky dëshmitar në seancën e djeshme ka dëshmuar përmes videolidhjes, ndërsa ka kërkuar të dëshmojë në gjuhën angleze sepse sipas tij deklaratat e mëparshme kanë qenë të keqkuptuara për shkak të dialektit.

Dëshmitari Kabashi ka dhënë dëshmi edhe në çështjen e Fatmir Limajt, ndërsa disa herë është pyetur nga prokurori nëse kanë qenë të sakta deklaratat e tij.

Kabashi ka pohuar se ka thënë të vërtetën derisa ka thënë se nuk ka pasur gatishmëri të bashkëpunojë me Zyrat e Specializuara për shkak se ka dëmtuar shumë dëshmitarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy