Sa herë jeni torturuar nga mushkonjat gjatë verës? Të gjithë do të dëshironim që të mos gumëzhinin rreth nesh dhe mbi të gjitha të mos na thumbonin.

Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë; rritja e temperaturave mesatare po zvogëlon periudhat e ftohta dhe po zgjat gjithnjë e më shumë ato të nxehta, duke zgjatur kështu periudhën e aktivitetit të specieve.
Veçanërisht shqetësuese është Aedes Albopictus, e njohur më mirë si mushkonja tigër, pasi duke qenë një vektor sëmundjesh, mund të përhapë viruse të ndryshme si dengoja ose Chikungunya.
Me ngrohjen globale, mushkonjat tropikale do të rrisin rrezikun e epidemive. Ekspertët vlerësojnë se deri në vitin 2080, mbi një miliard njerëz në mbarë botën do të ekspozohen ndaj sëmundjeve të transmetuara nga këto insekte ekzotike./Informim/