Modelja “mori në qafë” Neymarin/braziliani i kërkonte foto nudo

by Merita

Partnerja e Neymar, Bruna Biancardi, e la atë pas shpërndarjes së mesazheve të nxehta private që braziliani i dërgoi një modeleje të Only Fans: “A ke ndonjë foto të zhveshur?”, “Po, por duhet të abonohesh për t’i parë”.

I pabinduri Neymar duket se këtë herë i ka ngatërruar aq keq gjërat, pasi në rrjet janë publikuar edhe bisedat e tij me një modele të ‘OnlyFans’, çka besohet të ketë “derdhur kupën” për Brunën.

banner

Ylli i Al Hilal në bisedën që është publikuar në rrjet, i kërkon modeles Aline Faria foto nudo duke e pyetur atë: “A je lakuriq?“.

https://twitter.com/choquei/status/1729258636860408147

Faria, e cila ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram pasi biseda u publikua, e drejton futbollistin në faqen e saj kryesore në “Only Fans”.

Neymar më pas e pyet: “Ku? Dua të të shoh“. Por modelja nuk tërhiqet dhe i përgjigjet duke i thënë Neymar se ai duhet të abonohet si gjithë të tjerët për të parë fotot e saj nudo.

Duhet të abonohesh, zemër. Ke disa foto të tjera në fund. Unë do të fle, kujdesu për veten engjëll. Natën e mirë. Do njihemi më mirë më vonë”, i përgjigjet modelja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy