Kanceri është një nga sëmundjet më të këqija nga të cilat një person mund të vuajë dhe shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Rreth 10 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kjo sëmundje. Ashtu siç ka disa lloje kanceri (mushkëri, pankreas, lëkurë dhe shumë të tjera), ka edhe arsye të ndryshme pse mund të vuani nga kanceri, qoftë për shkak të pirjes së duhanit, marrjes së substancave toksike ose ekspozimit ndaj rrezatimit.

Kjo sëmundje mund të kurohet, megjithëse nuk është e lehtë, por edhe mund të parandalohet me konsumimin e ushqimit të shëndetshëm dhe në të njëjtën kohë, rritjen e ndërgjegjësimit për reduktimin e faktorëve të rrezikut që lidhen me kancerin.
Më poshtë po ju japim 10 këshilla praktike dhe të thjeshta që ndihmojnë për të parandaluar shfaqjen e tumoreve të ndryshme:
Hani më shumë fruta dhe perime.
Shmangni alkoolin dhe pijet me sheqer.
Jepini prioritet konsumit të perimeve, frutave dhe bishtajoreve.
Zëvendësoni yndyrnat e ngopura me yndyrna nga peshku, arrat dhe farat.
Konsumoni proteina natyrale si qumështi dhe reduktoni mishin e kuq.
Ushqehuni shëndetshëm me perime, proteina dhe karbohidrate në të gjitha pjatat tuaja.
Bëni ushtrime fizike.
Pushoni të paktën 7 orë në ditë.
Shmangni stresin dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë.
Të ushqyerit e shëndetshëm
Sipas Kodit Evropian Kundër Kancerit, deri në 18% të rasteve të kancerit do të ishin të parandalueshme me kombinimin e aktivitetit fizik të përditshëm dhe adoptimin e një diete të shëndetshme.