Gjermani, 16 vjeçarja godet me thikë shoqen e klasës

by Merita

Një vajzë 16-vjeçare ka plagosur me thikë një shoqe klase 15-vjeçare në qytetin verior të Gjermanisë, Cuxhaven.

Vajza e plagosur është jashtë rrezikut për jetën, sipas spitalit ku ndodhet e shtruar.

banner

Sulmi ka ndodhur gjatë një debati në klasë, përballë mësueses dhe nxënësve të tjerë, disa prej të cilëve kanë ndërhyrë për të bllokuar vajzën. Nuk dihen shkaqet e debatit.

Është aksidenti i dytë i këtij lloji që regjistrohet në Gjermani brenda pak muajsh.

Në maj, një djalë 17-vjeçar sulmoi dhe plagosi rëndë me thikë një djalë tjetër 16-vjeçar në banjën e një shkolle profesionale në Wildeshausen pranë Bremenit.

Gjykata e Oldenburgut urdhëroi mbylljen e të riut në një spital psikiatrik.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy