39
Pesë persona në fshatin Sveqël të Podujevës kanë pësuar lëndime, pasi janë sulmuar nga një qen endacak.
Pas sulmit, ata kanë deklaruar se e kanë mbytur qenin.
Policia ka iniciuar rast si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
“Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raport.