Sipas një njoftimi të policisë është arrestuar një shtetas irakian një Graqanicë pasi i njëjti kishte ikur nga lokali pa paguar.
I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Preoc, Graqanicë 09.01.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian për shkak se kishte marrë nga një lokal dhe kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.