Malishevë: I mituri vetëplagoset aksidentalisht në këmbë/Konfiskohet arma

by Merita

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është vetëplagosur në këmbë aksidentalisht me armë zjarri. Aksidenti ka nhodhur në Malishevë.

Sipas njoftimit, me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 policia ka pranuar informatë se i mituri ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

banner

“Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar”, thuhet në njoftimin për media.

Menjëherë, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, ka filluar me veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, dhe një gëzhojë.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy