Deklarata e Naim Murselit tërësisht ndryshe nga ajo që është thënë deri tani

by engel

Organet e drejtësisë sot kanë marrë në pyetje Naim Murseli dhe Kushtrim Kokallën, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. I pandehuri ka rrëfyer sot versionin e vet te mbrojtjes dhe mbrojtja e tij tregon se deklarata e tij del të jetë tërësisht ndryshe nga ajo qe është publikuar ne rrjetet e informimit dhe ato sociale.

Avokatja, Teuta Zhinipotoku, që përfaqëson Naim Murselit, jep pak detaje në lidhje me rastin.

banner

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale. Me qenë se sot është ndërpre deklarimi i të pandehurit për shkak të mbarimit të orarit dhe deklarimi nuk ka arritë të përfundojë, është caktuar një datë tjetër për vazhdimin e marrjes në pyetje të të pandehurit”, ka thënë Zhinipotoku.

“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitaret e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do të ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë ajo.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për të kuptuar më shumë detaje rreth rastit, por e njëjta u shpreh se nuk mund të jap detaje të hollësishme në këtë fazë të hetimeve.

“Të nderuar, kjo çështje penale ndodhet në proces hetimor, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të detajuara, deri në një fazë tjetër”, deklaroi ajo për Insajderin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy