Sot do të mblidhen dy komisione parlamentare, pra komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do ta shqyrtojë Raportin e Punës së Komisionit për vitin 2023.
Gjithashtu Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtoj Projektligjin për Sport.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë”, organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha komunave partnere.