Stano: Kosova s’i ka përmbushur plotësisht kërkesat e miratuara unanimisht nga të 27 Shtetet anëtare të BE-së

by engel

Bashkimi Evropian nuk ka dhënë datë të saktë se kur do t’i heq masat e vendosura ndaj Kosovës të cilat janë vendosur që nga 28 qershori i vitit të kaluar.

Brukseli ka qenë i qartë se masat mund të hiqen vetëm nëse do të zbatohen kushtet që Josep Borell kishte vendosur më 3 qershor për de-eskalimin e situatës në veri, ku përfshihen zvogëlimi i policisë speciale, largimi i kryetarëve dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

banner

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar për Front Online se masat janë të kthyeshme, por që njëherë nuk mund të hiqen.

“Këto masa janë të kthyeshme, por Kosova ende nuk i ka përmbushur plotësisht ato kërkesa. Kjo është arsyeja pse BE-ja ende po zbaton masa ndaj Kosovës, siç janë përcaktuar qartë në Konkluzionet e GAC, të miratuara unanimisht nga të 27 Shtetet Anëtare të BE-së në dhjetor”, ka thënë Stano.

Sipas tij, të gjitha kërkesat tashmë janë të qarta për Kosovën. “BE-ja ka bërë kërkesa specifike për de-përshkallëzimin e situatës ndaj Kosovës dhe ato i janë komunikuar qartë dhe në mënyrë të përsëritur palës kosovare”, ka shtuar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e masave duke i konsideruar si të padrejta dhe jo proporcionale, megjithatë BE është e prerë në kërkesën për plotësim të kushteve në këmbim të heqjes së masave.

Ndërsa, edhe sot zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka deklaruar se nuk ka ende vendim për heqjen e masave nga Bashkimi Evropian. Ai tha po ashtu se Kosova i ka zbatuar pikat e planit katërpikësh që i ishin kërkuar.

Kujtojmë se muajin e kaluar, më shumë se dhjetë vende evropiane i kërkuan Josep Borrellit të heqë kufizimet politike dhe ekonomike ndaj Kosovës, duke vënë në dukje gjithashtu rolin destruktivë që Serbia kishte luajtur në një sulm në Banjskë në shtatorin e kaluar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy