Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet në orën 15:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim të dhënë nga zyra e kryeministrit.
Vizitën e Lajçak e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë javës së kaluar. Ai kishte thënë se temë diskutimi do të jenë masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës.
“Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Takimet po vazhdojnë, këtë të marte do të kemi prapë vizitë nga dikush nga Brukseli në Prishtinë”, kishte thënë Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane. Diplomatit sllovak, Këshilli i Bashkimit Evropian, ia ka vazhduar mandatin deri në gusht të këtij viti.