Ramadani: ShBA i quan grup para-militar serbët e 24 shtatorit, e merr me dyshim që Radojçoq ishte udhëheqësi

by Merita

Eksperti i sigurisë, z.Burim Ramadani, duke zbërthyer qëndrimin amerikan në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë se qëndrimi amerikan është ky:

Shkrimi i plotë i Ramadanit:

banner

SHBA e emërton zyrtarisht si Para-Militar grupin e serbëve që sulmuan më 24 shtator në Banjskë.

E merr me dyshim që Radojiciq është udhëheqësi i Grupit Para-Militar

Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbrëmë e tha qartë në KS të OKB-së, ndër të tjera:

“Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e koordinuara, të dhunshme Para-Militare serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator, të cilat rezultuan në vdekjen tragjike të një rreshteri të policisë së Kosovës.

Kanë kaluar katër muaj nga ky sulm dhe Serbia ende nuk ka kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në të vërtetë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi.”, tha ambasadorja amerikane në OKB.

Klasifikimi i një sulmi, një grupi apo autorëve është punë jashtëzakonisht e rëndësishme. I tillë është edhe klasifikimi i këtij grupi si PARA-MILITAR.

Këtu në Kosovën tonë shumë hezituan ta klasifikonin kështu. Ndoshta për mungesë të dijes, ndoshta për mungesë përvoje, apo besimi institucional.

Për njohurinë tuaj,

Grupi Para-Militar mund të bëjë akte terroriste, siç ishte ky në Banjskë, por jo domosdoshmërisht në raste tjera.

Por, edhe kur nuk bën akte terroriste, klasifikimi i një grupi si Grup Para-Militar është stad tepër i rëndësishëm, që ndërlidh Grupin me shtetin përkatës, në këtë rast Serbinë.

Sepse, Grup Para-Ushtarak nuk mund të ketë dikush që nuk ka Ushtri, por vetëm ai (shtet) që përdorë Grupin Para-Ushtarak si zëvendësim të përdorimit të Ushtrisë.

Qoftë në sulme, qoftë në kontroll të terroritoreve, qoftë në misione tjera.

Pra, institucionalisht është më e rëndësishme klasifikimi si Grup Para-Ushtarak sesa si Grup Terrorist (këtë të dytën disa këndejpari e bëjnë vazhdimisht)!

Ndërsa, tek cilësimi i Milan Radojiciqit si “udhëheqës i vetëshpallur”, kjo është pika më interesante e kësaj pjese.

Thjesht, nënkupton që SHBA nuk e merr si të mirëqenë apo si të padiskutueshme udhëheqjen e grupit nga Radojiqi.

Pra, ti mund të thuash “unë e bëra”, por duhet hetuar “kush është ai që të urdhëroi”, pra “kush është udhëheqësi i vërtetë i Grupit Para-Ushtarak?”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy