SHBA-ja paralajmëron rënien e qytetit kyç ukrainas

by Merita

SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia mund ta marrë qytetin kyç lindor ukrainas, Avdiivka – skenë e disa prej luftimeve më të ashpra në muajt e fundit.

“Avdiivka është në rrezik të rënies nën kontrollin rus”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby, ndërsa ka përmendur mungesat në municione të Ukrainës.

banner

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të bëjë çdo gjë “për të shpëtuar sa më shumë jetë ukrainasish të jetë e mundur”.
Trupat ruse kanë arritur avancime në Avdiivka, duke kërcënuar se do ta rrethojnë atë, raportoi BBC.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Kirby në adresimin para mediave ka thënë se Avdiivka mund të bjerë në duart e rusëve “sepse forcave ukrainase në terren po u mbarojnë municionet”.

“Për shkak se Kongresi ende nuk e ka aprovuar pakon shtesë, nuk kemi mundur t’i ofrojmë Ukrainës artilerinë që i duhet për të ndalur sulmet ruse”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy