49
Një grua është sulmuar fizikisht ditën e diel nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, ndërsa policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë).
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.