Alarmi i CIA për forcat serbe në kufi me Kosovën, pse SHBA s’po i zbulon informatat për Banjskën sipas Selimit?

by Merita

Dje revista Time ka publikuar një artikull për shërbimin inteligjent amerikan CIA dhe qasjen e Shtëpisë së Bardhë për t’i zbuluar sekretet kur kjo i shërben interesave strategjike të saj. Në shkrim përshkruhet në detaje grumbullimi i forcave serbe në kufirin me Kosovën më 27 shtator e që Shtëpia e Bardhë e kishte publikuar si informacion më datën 29 të atij muaji vitin e kaluar.

Petrit Selimi, që vite më parë për një kohë e kishte drejtuar diplomacinë e Kosovës ka shkruar në X për artikullin e Time duke thënë se “do të dëshironim t’i zbulonin t’i deklasifikonin edhe të dhënat tjera për Banjskën”.

banner

Por, Selimi thotë se ka kuptuar në Uashington se kjo nuk do të bëhet.

” Storje e mirë se si shërbimet e inteligjencës amerikane punuan me Shtëpinë e Bardhë për të parandaluar agresionin serb në Kosovë. Ne do të dëshironim që ata të deklasifikojnë edhe pjesën tjetër të informatave në dispozicion për Banjskën. Por kam dëgjuar nga DC (Uashingtoni), se ata mendojnë se kanë një avantazh më të madh duke mos e bërë këtë”, ka shkruar Selimi

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy