Nisin gërmimet për të pagjeturit në Skenderaj, Suharekë dhe Prizren, sfiduese mbeten ato në Serbi

by Merita

Gërmimet për të pagjeturit e që nisën para disa dite në Prekaz kanë përfunduar. Për mbetje mortore pritet të kërkohet edhe në lokacione tjera si në Skenderaj, Suharekë, Prizren e Tusuz.

Kështu po deklaron për Front Online, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Gara thotë se këto gërmime vinë pas përmirësimit të kushteve të motit.

“Siç e kemi theksuar, me përmirësimin e kushteve të motit, kanë filluar gërmimet. Sipas dakordimeve gjatë takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbajtur më 7 shkurt , gjatë këtyre javëve jemi të angazhuar në katër lokacione (Prekaz, Skenderaj, Suharekë, Tusuz dhe Prizren ; dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë ). Gërmimet në Prekaz tanimë kanë përfunduar dhe ditëve në vijim do të vazhdojmë në lokacionet tjera të lartcekura”, thotë Gara.

Gara deklaroi se për shkak të qasjes së Beogradit, sfiduese janë lokacionet për gërmime në Serbi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy