Mensa e studentëve tregon se si do të shërbehen studentët gjatë Ramazanit

by engel

Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët të cilët ushqehen në mensë se gjatë muajit të Ramazanit, për syfyr do të shërbejë një shujtë të thatë të paketuar. Këtë shujtë studentët mund të marrin çdo ditë në kohën e drekës pasi që një linjë e veçantë e ushqimit do të jetë në dispozicion të kësaj shujte.

“Njoftohen studentët të cilët ushqehen në mensë se për gjatë muajit Ramazan, për syfyr mensa do të shërbejë një shujtë të thatë të paketuar. Këtë shujtë studentët mund të marrin çdo ditë në kohën e drekës pasi që një linjë e veçantë e ushqimit do të jetë në dispozicion të kësaj shujte”, thuhet në njoftim.

banner

Tutje, thuhet se për shkak të numrit të madh të studentëve në kohën e iftarit, hapësirat brenda restauronit nuk po e përballojnë një fluks të madh të studentëve gjatë muajit të Ramazanit edhe në kohën e iftarit do të jetë në dispozicion edhe një linjë ku ushqimi do të servohet i paketuar dhe studentët mund të marrin me vete të ushqehen në dhomat e tyre në konvikte.

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit studentëve banues në konvikte ju lejohen hyrje – daljet nga konviktet gjate kohës së syfyrit nga ora 03 – 04,15. Ky ndryshim i orarit behet me qellim që studentëve banues t’ju mundësohen shërbimet me ushqim apo gjëra të tjera që dëshirojnë në kohen e syfyrit.

Studentët banues në konvikte mund të marrin ushqimin për syfyr edhe në mensën e studentëve gjatë kohës së drekës. Me përfundimin e muajit të Ramazanit përfundon edhe ky orar dhe vazhdon orari paraprak për hyrje-dalje në konvikte”, thuhet në njoftim e tyre./teve1.info

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy