Komanda rajonale Perëndim e KFOR-it i dhuron teknologji moderne shkollës fillore të Kaçanikut

by Merita

U përmbyll dje, një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it në komunën e Kaçanikut, ku ushtarët italianë të bazuar në Regjimentin e Parë Bersaglieri i dhuruan pajisje informatike “Shkolles publike Idriz Seferi” në fshatin Bob të kësaj komune.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, mes te cileve edhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, kryetari i i Komunës së Kaçanikut, Zotëri Besim Ilazi dhe drejtoresha e shkollës “Idriz Seferi”, znj. Florije Zeneli Berisha nga fshati Bob në Kaçanik.

banner

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe drejtueses së shkollës fillore “Idriz Seferi”, synon të përmirësojë strukturën e shkollës përmes furnizimit me 11 Kompjuterëve personal, një “Board display” dhe një printer me wireless për riprodhimin e punës së kryer.

Materiali informatik i dhuruar përshtat ofertën arsimore të shkollës me standardet evropiane, duke i bërë shërbimet më ndërvepruese për të luftuar braktisjen e shkollës dhe atë kulturore, duke pajisur strukturat e shkollës me teknologji moderne që plotësojnë nevojat e popullsisë në aspektin arsimor.

Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që KFOR-i dhe kontingjenti italian i kryejnë në baza gjashtëmujore.

Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke promovuar në të njëjtën kohë aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy