Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë

by Merita

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Ahmetin të lindur më 14.08.1992, banues në Gjakovë.

banner

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është:  Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë. Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë- Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy