Bashkimi Evropian nis negociatat për anëtarësimin e Bosnjës

by Merita

Liderët e BE ranë dakord mbrëmjen e kaluar për të hapur negociatat e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës në bllok, edhe pse vendi i Ballkanit Perëndimor duhet të bëjë ende shumë punë para se të nisë bisedimet.

27 udhëheqësit dhanë dritën jeshile politike në Bruksel, pasi Komisioni Evropian javën e kaluar u pajtua për hapjen e negociatave, pavarësisht ndarjeve të thella etnike në vendin me 3.2 milionë banorë.

banner

“Këshilli Evropian sapo vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën. Urime! Vendi juaj është në familjen tonë evropiane”, shkroi presidenti i Këshillit, Charles Michel.

Bosnja është e përçarë nga ndarjet etnike, edhe gati tri dekada pas luftës së viteve 1992-95 që copëtoi vendin, duke lënë më shumë se 100,000 njerëz të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Në vitin 2022, Bosnjës iu dha statusi i kandidatit. Për t’u anëtarësuar në BE, vendet kandidate duhet të kalojnë një proces të gjatë për të përafruar ligjet dhe standardet e tyre me ato të bllokut dhe për të dëshmuar se institucionet dhe ekonomitë e tyre përmbushin normat demokratike.

Bosnja është në mesin e gjashtë vendeve të rajonit, krahas Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, që ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, pas një periudhe luftërash dhe krizash në vitet 1990.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy