Këto janë gjobat e reja nga 3 prilli, dënimet do të rriten nga 100 deri në 500 euro

by Merita

Nga 3 prilli me Ligjin e ri, gjobat për kundërvajtje të ndryshme në trafik do të rriten nga 100 deri në 500 euro, përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.

Përmes këtyre ndryshimeve, synohet rritja e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

banner

Policia: Vetëm në janar dhe shkurt ndodhën 9 aksidente fatale, vdiqën 9 persona

Policia e Kosovës, ka treguar se sa ka qenë numri i aksidenteve për dy muajt e parë të këtij viti.

Sipas Policisë, për dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 9 aksidente fatale me 9 të vdekur, apo 9 persona të vdekur më pak se sa në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe 4 aksidente më pak poashtu se sa në dy muajt e parë të vitit 2023.

Poashtu sipas Policisë së Kosovës, gjatë dy mujorit të këtij viti pra (janar-shkurt) kanë ndodhur 3127 aksidente me 1068 persona të lënduar dhe janë shqiptuar 117905 tiketa.

Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, përjashtuar aksidente me fatalitet që ka pasur më pak, në rritje janë aksidentet me lëndime, me dëme materiale dhe tiketa të shqiptuara.

Kryesindikalisti i Policisë: Ndryshimet në ligjin e ri janë bërë për t’i vetëdijesuar qytetarët, jo për t’i dënuar ata

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Për Imer Zeqirin nga Sindikata e Policisë së Kosovës, ndryshimet në këtë ligj, janë bërë jo për t’i dënuar qytetarët, por për t’i vetëdijesuar ata.

‘’Pres se do të ketë një preventivë për parandalimin e aksidenteve, edhe për respektimin e rregullave por edhe për zvogëlimin e shpejtësisë, sepse po shihni se çdo ditë po ndodhin pa ndalë edhe aksidente me fatalitet edhe kundërvajtje të ndryshme që janë shumë të rrezikshme për qytetarë dhe këto rregulla janë bërë për t’i vetëdijesuar qytetarët dhe jo për t’i dënuar ata’’, thotë Zeqiri

Ai thotë se me ndryshimet që janë bërë në ligjin e ri do të ketë efekte pozitive në parandalimin e shkeljes së rregullave të trafikut.

“Unë besoj se do të ketë efekt kjo masë dhe kjo është marr si masë e atyre që nuk i respektojnë rregullat në komunikacion. Po me duket se ndryshe ne nuk po dijmë me u ndalë me këtë mosrespektim të rregullave apo kundërvajtjeve që po shkaktohen në komunikacion’’ thekson ai.

Në vijim disa nga risitë e Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor që kërkohet të respektohen nga pjesëmarrësit në trafik:

– Mos vendosja e rripit të sigurisë

– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë

– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë

– Regjistrimi i mjetit

– 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

– Shpejtësia brenda vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Shpejtësia jashtë vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Ndalohen garat e shpejtësisë

– 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

– Mos përdorimi i helmetës

– 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– Ndalim i tejkalimit të mjeteve

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor

-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme

– Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.

Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. ( Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patentë shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patentë, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy