Policia: Në 24 orët e fundit tri raste të dhunës në familje në rrethinë të Prishtinës

by engel

Policia e Kosovës ka bere te ditur se ne 24 oret e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Një nga rastet është në Obiliq, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa rasti tjetër ka qenë në Prishtinë ku palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar, ndërsa në Podujevë pas një përleshje fizike mes dy grave, njëra nga to është dërguar në strehimore.

banner

· Obiliq / 01.04.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 01.04.2024-16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.

· Podujevë / 01.04.2024-21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, dhe viktima është dërguar në strehimore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy