Sekuestrimi i vilës luksoze të organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë, eksperti: Përdorej si bazë e shërbimeve sekrete serbe

by Merita

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi gjatë një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top News foli për sekuestrimin e vilës luksoze të Milan Radoiçiç ish-nënkryetarit të Listës Serbe i cili është shpallur në kërkim si organizator i sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi shqiptar Afrim Bunjaku.

Ai tha se vila e Radoiçiç mund të ketë shërbyer si bazë e shërbimeve sekrete serbe. Ndërsa tha se pasuria e të shpallurit në kërkim për sulmin terrorist në veri të Kosovës është ngritur në mënyrë të jashtëligjshme nëpërmjet kontrabandëve dhe trafikut të armëve.

banner

“Vila e Radoiçiç për mendimin tim është bazë e shërbimeve sekrete serbe. Nuk kemi informacionet e duhura nëse ky sekuestrim është bërë me vendim gjykate apo me aksion policor. Sepse është gjykata që mund të bëjë konfiskimin. Janë veprime që do të mundësojnë organizimin e aktiviteteve gjyqësore ku do të kemi edhe vendime positive të gjykatës për konfiskimin e këtyre pasurive që besohet se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme. Besohet se kryeterroristi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka ngritur këtë pasuri në mënyrë të kundërligjshme që ka të bëjë me kontrabandën dhe punë të tjera”– u shpreh Elezi.

Sa i takon pyetjes nëse Radoiçiç ka familjarë në Kosovë, Elezi tha se nuk ka informacione për këtë pjesë por shtoi se ka bashkëpunëtorë të tij që jetojnë në zona të ndryshme të vendit./Tch

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy