Sot Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë me rreth 1 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota

by Merita

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, ka filluar sot në Kosovë dhe do të zgjasë dy ditë.

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe paqes.

banner

Pjesë e forumit është edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili mbërriti në Prishtinë ditën e djeshme dhe pritet të mbajë edhe një fjalim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para fillimit të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.

Osmani ka thënë se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.

“Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë por në të njëjtën kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës dhe sistemet që kemi ndërtuar për ti mbështetur”, tha Osmani.

Në këtë forum, do të ketë një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Personalitete tjera në këtë forum do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy