Arrestohen katër persona, u konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro

by Merita

Katër persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, ka njoftuar policia. Atyre u është konfiskuar drogë në vlerë rreth 70 mijë euro. Sekuestrohen dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë.

“Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

banner

Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600

Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).

Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.

Një (1) diviar.

Një (1) veturë,.

Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.

Një (1) peshore digjitale.

Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.

Një (1) Iphone 12 pro.

Një (1) telefon Samsung.

Një (1) telefon Iphone XS .

Një (1) Telefon Nokia .

Një (1) veturë BMË.

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit

ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy