Abdixhiku: Nuk mundet kjo Qeveri t’i tregojë LDK-së sa e keqe është Serbia

by Merita

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Albin Kurti ka eksportuar polarizimin edhe në Maqedoninë e Veriut, duke përçarë shqiptarët atje.

“Pozicioni i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme atje do të ishte më i fuqishëm. Por të kesh një kryeministër të Kosovës që merr pjesë aktivisht në ndarjen e shqiptarëve atje bashkë me pjesëtarë të tjerë të qeverisë”, tha Abdixhiku në Opinion te Blendi Fevziu.

banner

Kreu i LDK-së ka shtuar që partia në pushtet ka tentuar të përzihet edhe në politikën në Shqipëri e Mal të Zi, por ka dështuar.

“Mund të mos kenë shqiptarët sukses fare në këto zgjedhje, por është dashur t’i lëmë të bëjnë garë, mirëpo jo interferimi atje dhe përçarja e tyre. Asnjëherë Kosova nuk ka bërë fushatë për të ndarë shqiptarët”, tha Abdixhiku.

Ai tha se partia në pushtet ka polarizuar Kosovën edhe me aleatët ndërkombëtarë, por edhe me Shqipërinë.

“Ne jemi të mbyllur në një zymtësi polarizuese brenda Kosovës, ku jemi ndarë në tradhtarë dhe patriotë. Paramendoje ti tregosh LDK-së kush është Serbia, LDK që ka ndjekur Serbinë e Millosheviqit nga këtu, është absurde”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, në mandatin e kësaj qeverie, çështje kryesore ka qenë Serbia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy