Nënsekretarja amerikane e Shtetit është takuar sot në Beograd me Aleksandër Vuçiqin

by engel

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz Allen, u takua të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi për një sërë çështjesh, përfshirë për Kosovën, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

DASH tha se ata biseduan për “çështjet globale” dhe për përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian, përfshirë përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

banner

“Allen nënvizoi rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëveshjeve me Kosovën përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

BE-ja ka thënë se, megjithëse marrëveshjet janë ligjërisht të detyrueshme, palët nuk janë duke i zbatuar ato.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy