Brazil: shkon në 158 numri i viktimave nga përmbytjet

by Merita

Është rritur në 158 numri i viktimave dhe në 88 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu.

Humbjet e jetëve dhe pronave janë në rritje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur pas reshjeve efektive të shiut që prej dy javësh në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit.

banner

Në një deklaratë nga Mbrojtja Civile e rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 158 dhe i të zhdukurve në 88.

Numri i të prekurve nga përmbytjet ka kaluar 2,3 milionë, ndërsa nga rajonet e katastrofës janë shpëtuar edhe 82.666 të tjerë. Ndërkohë punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë me rreth 30 mijë persona.

Sipas njoftimit të fundit të bërë nga Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil (Anac), pritet që reshjet të vazhdojnë deri në fund të javës.

– Shpallet situatë e katastrofës

Në një deklaratë më 3 maj, guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se “Po kalojmë në një situatë tejet të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një ngjarje kritike, por ngjarja më shkatërruese në historinë e rajonit”.

Ai shtoi se për shkak të përmasave të mëdha të tragjedisë kanë shpallur “gjendje katastrofe” për 180 ditë dhe se po bëjnë përpjekje serioze për evakuimin e njerëzve nga zona e katastrofës.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inaico Lula da Silva i cili ka vizituar tre herë rajonin e prekur nga katastrofa, ka thënë se do ta rimëkëmbin sërish rajonin.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy