Gjykata Themelore shqiptoi dënimet për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, axha i Lulzimit i pakënaqur!

by engel

Pas shpalljes së aktgjykimit dënues nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, janë deklaruar axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu dhe avokati Tomë Gashi. Rrahim Fejzullahu tha se nuk e ka pritur mirë këtë vendim të trupit gjykues duke thënë se “ma kanë lënë varrën hapur”.

“Si axha i të ndjerit Lulzimit nuk e prita mirë, pasi siç u deklaru avokati njëri është dënuar me 10 vite, ndërsa tjetri më 9 vite. Lulzimi i ndjeri i ka pas 18 vite, kështu që s’ma plotëson mua zemrën. Nuk i besoj shkurt-shqip kësaj drejtësie…me një fjalë ma ka lënë varrën hapur”, tha Fejzullahu.

banner

Ndërsa, avokati Tomë Gashi tregoi për vendimet që janë marrë sot nga trupi gjykues ndaj dy të miturve.

“Kjo seancë që ka qenë për shqiptimin e masës ndaj të miturve, të cilët janë shpallur fajtorë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’, për Lulzim Fejzullahun, që cili ka ndodhur në janar të këtij viti. Njëri prej tyre i është dhënë masa e dërgimit në burg për të mitur në kohëzgjatje prej 10 vitesh, ndërsa tjetri prej nëntë vite”, tha Gashi.

Avokati po ashtu theksoi se mund të paraqesin ankesë vetëm për miturin, i cili është dënuar prej 9 vite burgim.

Ndryshe, dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me nëntë vite burgim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy