10 mijë turistë gjermanë pritet të vizitojnë Pogradecin gjatë sezonit turistik.

by engel

Ndryshe nga vitet e tjera, Operatorët turistike në Pogradec këtë sezon kanë realizuar kontrata bashkëpunimi me operatorët turistike grekë që do të sjellin turistë të ndryshëm, ku në krye të listës do të jenë gjermanët.

Samanda Kastrioti, menaxhere e nje prej hoteleve të qytetit të Pogradecit thotë se këtë vit ky bashkëpunim do të sjellë turistë të shumtë, dhe netëqëndrime më të gjata pasi turistëve iu ofrohet një tur rajonal në disa qytete të juglindjes.

Pogradeci dhe zoant përreth kanë njohur rritje të vizitorëve të huaj edhe në 5 muajt e parë të vitiT, ku raportohet se numri i tyre ka qenë mbi 18 mijë

Fshati turistik i Linit mbetet edhe këtë vit nga më të kërkuarit nga turistët, edhe për shkak të Bazilikes që ndodhet në këtë fshat.

Turistët gjermanë por edhe nga Zelanda e re shprehen të mahnitur me natyrën, teksa tregojnë se kan zgjedhur të vizitojnë zonën ku u zbulua vendbanimi 8 mijë vjeçar në Lin.

Pjesë e turit është edhe nata folklorike, ku grupet e valltarëve performojnë për ta valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy