Lojërat Olimpike të Parisit kërcënohen nga nxehtësia ekstreme: mund të jetë vdekjeprurëse për sportistët

by Merita

Sipas raportit Rings of fire: rreziqet e nxehtësisë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, Lojërat Olimpike të Parisit do të zhvillohen në kushte jashtëzakonisht të nxehta, me rreziqe të konsiderueshme për shëndetin e sportistëve.

Raporti – i hartuar nga Shoqata Britanike për Sport të Qëndrueshëm (Basis) dhe organizata australiane FrontRunners – mbledh mendimet e olimpistëve, ekspertëve të klimës dhe fiziologëve, të cilët analizuan kërcënimin që paraqet temperaturat e larta në sport.

Temperaturat më të larta të regjistruara në Lojërat Olimpike ishin 34°C dhe shkaktuan vështirësi tek konkurruesit.

Sipas një raporti të fundit të botuar në revistën “The Lancet”, popullsia e Parisit është më e ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes nga valët e të nxehtit në të gjitha kryeqytetet evropiane.

Në vitin 2003, në korrik dhe gusht – periudha gjatë së cilës do të zhvillohen Lojërat Olimpike të Parisit – një valë rekord e të nxehtit shkaktoi një vdekshmëri të tepërt prej më shumë se 14,000 njerëzve në Francë.

Në Evropë, valët e të nxehtit goditën më herët se kurrë këtë vit, me Greqinë, Qipron, Turqinë dhe Italinë tashmë të goditur nga nxehtësia ekstreme.

Disa rajone regjistrojnë temperatura 10°C më të larta se mesatarja sezonale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy