Vuçiq përzihet në punët e Malit të Zi, flet edhe për Kosovën

by Merita

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret që parlamenti malazez të miratojë rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, e cila është në rend dite sot

Ai shtoi se është i gatshëm që nëse kjo ndodh, të kërkojë falje për vlerësimin e gabuar dhe t’i përgëzojë për miratimin e rezolutës.

banner

“Nëse e kalojnë atë rezolutë, unë i përgëzoj. Nëse nuk e bëjnë, do të konfirmohet ajo që kam thënë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu ka thënë për televizionin “Pink” se ka dëgjuar nga politikanët evropianë se disa njerëz nga Mali i Zi janë ankuar se ai ka ushtruar presion në lidhje me rezolutën për Jasenovacin, duke theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai nuk ka kërkuar asgjë nga Mali i Zi.

Vuçiq tha se nuk beson në mundësinë e një dialogu serioz me Republikën e Kosovës në të ardhmen e afërt dhe theksoi se Serbia është gjithmonë e gatshme dhe e hapur për bisedime.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy