Izraelitët “nuk e duan” më Netanyahun, publikohet sondazhi: 2/3 e popullsisë preferojnë që kryeministri të lërë politikën

by Merita

Një sondazh i kryer nga “Channel 12” i Izraelit tregon se rreth dy të tretat e izraelitëve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk duhet të kërkojë një mandat tjetër në pushtet, por duhet që të largohet nga politika.

Vetëm 27 për qind e të anketuarve në sondazh donin që ai të konkurronte në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit, ndërsa 66 për qind mendonin se ai duhet të largohej, raporton AlJazeera.

banner

Edhe mes votuesve për partitë në bllokun fetar të krahut të djathtë të Netanyahut, vetëm 53 për qind menduan se ai duhet të kandidojë përsëri.

Netanyahu po përballet me kritika të forta nga anëtarët e opozitës izraelite, anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit të tij dhe publikut izraelit lidhur me mënyrën se si e ka trajtuar luftën në Gaza dhe negociatave për armëpushim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy